107 të shtruar në spitalet në vend

Ulet numri i të infektuarve në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë raportoi për 57 raste të reja me Covid-19. Gjithashtu edhe numri i testimeve është ulur në 1952.

Gjithsesi kryeqyteti mban numrin më të lartë, me 14 raste, e ndjekur nga Korça me 6, Devolli me 5 dhe Vlora e Lushnja me nga 4 raste në 24 orët e fundit.

Njoftohet se vetëm 1 qytetar nga Tirana i moshës 64 vjeç nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin.

Ndërkaq numri i shtruarve në spitale tashmë është 107, 8 prej tyre janë në terapi intensive, nga të cilët 2 të intubuar. Rastet aktive me Covid-19 janë rreth 12 mijë e 200.

Tv Klan