Një person ka humbur jetën nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktima është një qytetar nga Tirana 80 vjeç.

Ndërkohë, janë bërë 310 testime dhe kanë rezultuar të infektuar 16 qytetarë. 12 qytetarë janë në Tiranë, nga 1 qytetarë në Fier, Roskovec, Vlorë, Korçë.

Në të gjithë vendin janë 156 qytetarë aktivë me Covid-19

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,852 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 8 Mars 2023)

Raste të reja ditore 16
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 310

Testime totale 2,042,781
Raste pozitive 333,608
Raste të shëruara 329,852
Raste Aktive 156
Humbje jete 3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 140
Fier 8
Vlorë 6
Durrës. 3
Shkodër. 1
Elbasan. 1

/tvklan.al