Rritet numri i pacientëve të shtruar në spitale

Për të dytën ditë me radhe koronavirusi shënoi vetëm 1 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë njofton se bëhet fjalë për një 55-vjeçare nga Fieri, e cila është viktima e 3,110 që nga nisja e pandemisë.

Ndërsa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Veç uljes së numrit të fataliteteve, në rënie janë edhe rastet e të infektuarve. Kështu, në 24 orët e fundit u konfirmuan 328 qytetarë nga 1796 testime të kryera.

Vendin e parë e mban Tirana me 115 raste të reja e ndjekur nga Durrësi, Vlora, Lushnja, Fieri. 383 persona të tjerë janë negativizuar, ndërsa 6382 pacientë janë ende aktiv me COVID-19 në të gjithë vendin.

Tv Klan