Një aksident i rëndë i mori jetën një 59-vjeçari pasditen e kësaj të diele në rrugën Tiranë-Fushë Krujë. 6 persona të tjerë mbetën të plagosur.

“Rreth orës 17:30, në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në Tapizë, janë përplasur mjeti tip “Benz” me një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.Xh.,59 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Po si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe 6 pasagjerë të tjerë të autoveturës dhe autobusit, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia në një njoftim për mediat.

Në vendin e ngjarjes ndodhet një grup hetimor, që po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./tvklan.al