1 i vdekur e 204 të plagosur nga fishekzjarret në Itali

1 i vdekur e 204 të plagosur nga fishekzjarret në Itali

20:00 01/01/2020

1 i vdekur dhe 204 të plagosur nga fishekzjarret është bilanci i natës së ndërrimit të viteve në Italinë fqinje. Të dhënat zyrtare bëhen të ditura nga policia, që thekson se nuk regjistroheshin viktima që prej vitit 2014, ndërkohë që numri i të lënduarve vitin e kaluar ka qenë 216.

Viktima është një djalë 26-vjeçar nga Ascoli Piceno, i cili në përpjekje për të shuar një zjarr të provokuar nga fishkezjarret, ka rënë në një humnerë prej 100 m. Ndërkohë një vajzë në Caserta është plagosur nga një plumb qorr teksa ndodhej në ballkon që admironte fishekzjarret. Ajo u dërgua menjëherë në spital dhe pas operacionit është jashtë rrezikut për jetën.

Në Milano dy djem të rinj, një 14 dhe një 23-vjeçar në dy episode të ndryshme, nga shpërthimi i fishekzjarreve kanë humbur njërën dorë, ndërsa një tjetër 19-vjeçar në Reggio Emilia është plagosur rëndë në sy, po për të njëjtën arsye. Prokuroria italiane bën të ditur se në Napoli numërohen 50 të lënduar nga fishkezjarret dhe armët e zjarrit të përdorura gjatë festimeve për vitin e Ri 2020.

Klan Plus



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi