Në gjendje të rendë dy persona të tjerë

Shpërthimi i shkaktuar nga kontakti i një kabulli me linjën e tensionit të lartë i mori jetën një personi dhe plagosi rëndë dy të tjerë.

Ishte mesdite kur tre personat po punonin në një objekt privat që po ndërtohet në anë të autostradës Tiranë – Durrës, në kilometrin e pestë.

Gjergji Sula ka humbur jetën në tentative për të lidhur me energji elektrike vinçin që shërben për ndërtimin e godinës pesë katëshe. Të plagosur rënde si pasojë e shpërthimit elektrik kanë ngelur edhe dy koleget e tij”.

Vala shpërthyese shkaktoi flakë edhe jashtë perimetrit të godinës. Nga plagët e mëdha, Sula ndërroi jetë në Spitalin e Traumës. Dy punëtorët e tjerë,  Fari dhe Sari Çollaku janë në gjende të rendë në repartin e Djegie Plastikes, në Qendrën Spitalore Universitare “Nene Tereza”.

Teksa priten konkluzionet e ekspertëve për shkaqet e shpërthimit, policia thotë se nga veprimet paraprake rezulton se ngjarja ishte aksidentale.

Sipas hetuesve, Gjergji Sula ka tentuar të marrë energji elektrike në një tjetër burim në ndërtesë, për një vinç që ndodhej në pjesën e oborrit të godinës.

Por kur ka hedhur kabullin, ai ka kapur në telat e linjës së tensionit të lartë, duke shkaktuar edhe shpërthim.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike reagoi për ngjarjen duke thënë se  punëtoret e përshirë në incident kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OS, duke shkaktuar masë.

Policia dyshon se viktima dhe dy të plagosurit nuk kanë respektuar kushtet teknike në punë.

Tv Klan