Tiranë | Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se Mexhit Picari ka vrarë me armë zjarri Kudret Saliaj ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe avokati Adriatik Cama, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fale reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes, Mexhit Picari.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia zhvilloi shumë kontrolle dhe pas informacioneve të marra u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe kapja e autorit./tvklan.al