Shkak dyshohet se është bërë konflikti për një pronë

Një person humbi jetën, ndërsa dy të tjerë u plagosën gjatë një konflikti që ndodhi mesditën e sotme në një hotel në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Viktima është identifikuar si Rexhep Tahiri 65-vjeç, i cili mësohet se ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara me armë zjarri.

Ndërkohë që dy të plagosurit kanë marrë plagë të shkaktuara me mjetë prerës. Drejtori i Emergjencës të spitalit të Prishtinës, Naser Syla ka konfirmuar se dy të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, por njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por dyshohet se shkak është bërë një konflikt për pronën.

Tv Klan