Një person mbeti i vrarë ndërsa të paktën 7 të tjerë të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë të ndodhur këtë të shtunë në Lion të Francës.

Sipas mediave lokale, të paktën 2 persona sulmuan disa persona pranë stacionit të metrosë Laurent-Bonnevay, në rajonin e Villeurbanne.

Të paktën 50 zjarrfikës shkuan në vendngjarje, ndërsa policia nuk ka dhënë ende asnjë koment sa i përket natyrës së këtij sulmi.

Në një reagim në llogarinë në Twitter të Police Nationale 69, autoritetet u bënë thirrje banorëve të zonës që të mos pengonin operacionet e shpëtimit dhe të mos spekulonin me informacionet për sulmin në fjalë.

Mediat vendase shrkuajnë se një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë, ndërsa 6 të tjerët kanë marrë dëmtime të lehta.

Për ngjarjen besohet se në pranga ka përfunduar një person, ndërsa një tjetër është në arrati. /tvklan.al