Një 32-vjeçar ka rënë në pranga të policisë italiane në Venecia. I arrestuari është Edmond Prekdukat, i cili u kap në zonën Malcontenta, me një kilogram kokainë të fshehur në makinë.

Shqiptari, banues në Milano e kishte fshehur drogën në një shtresë të modifikuar në ndenjësen e pasme të makinës “Citroen C3”. Sipas policisë, shqiptari do takohej me dikë për të shitur drogën, por më pas forcat kanë ndërhyrë për të bërë kontrollin.

Dyshohet se kokaina ka ardhur direkt nga Holanda dhe do të futej në tregun e Venecias. Edmond Predukati aktualisht ndodhet në burgun e Venecias, duke pritur dënimin.

/tvklan.al