Në kuadër të Paktit për Universitetin, qeveria shqiptare do t’i japë 1 milion Dollarë, Universitetit Bujqësor të Tiranës, para të cilat do të shërbejnë për të ngritur një fermë eksperimentale.

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi bëri me dije se ferma me një sipërfaqe 135 hektarë, ngrihet për herë të parë në vendin tonë. Ferma do të përfshijë ngritjen e infrastrukturës trajnuese, marshtimin e kafshëve dhe krijimin e koleksionit të bimëve.

Ferma do të shërbejë si qendër kërkimore për pedagogët, praktikat mësimore të studentëve dhe trajnimin e specialistëve të bujqësisë. Ky vendim i qeverisë vjen një ditë pas punësimit të 871 studentëve ekselencë në administratën publike.

Tv Klan