Apple ka ofruar shpërblim prej 1 milion Dollarë për hakerat që gjejnë dobësitë në sistemin e sigurisë të iPhone dhe Mac.

Deri tani kjo është oferta më e lartë që është vendosur nga ndonjë kompani teknologjie. Njoftimi u bë në konferencën “Black Hat” në Las Vegas, ku inxhinieri i sigurisë së Apple, Ivan Krstic, mbajti fjalim mbi sistemin e sigurisë në IOS dhe MacOS.

Forbes raportoi se hakerave që do të marrin pjesë në programin që do të mbahet gjatë vjeshtës, do t’u jepen pajisje të sofistikuara. Këto pajisje do të jenë iPhone, të cilat u japin mundësinë hakerave që të “zhyten” më në brendësi të sistemit operativ IOS. Më pas do të tentojnë që të thyejnë sistemin e sigurisë së smartphone iPhone dhe kompjuterëve Mac.

1 milionë Dollarë do të jetë shpërblimi për këdo që arrin të thyejë sigurinë e IOS. Kurse 500 mijë Dollarë të tjera do të shpërndahen për këdo që arrin të zbulojë një sulm në internet që nuk kërkon ndërveprim nga përdoruesi. /tvklan.al