1 milion Euro evazion fiskal, prokurori pushon çështjen: Ka një lapsus

1 milion Euro evazion fiskal, prokurori pushon çështjen: Ka një lapsus

21:10 30/01/2020

Më datë 15 Janar, emisioni “Stop” në Tv Klan trajtoi rastin e biznesmenit Islam Buzheri në Gjirokastër, se si komandonte policinë e këtij qyteti, duke e vendosur në shërbim të tij dhe biznesit të ngritur me paratë e grabitura nga vëllai i vdekur.

Sonte do të ndalemi sërish në këtë çështje. Pas policisë, Islami ka tentuar të korruptojë edhe prokurorinë.

Bëhet fjalë për evazion fiskal në shumën e rreth 1 milion Eurove, nga ana e sipërmarrësit Islam Buzheri.

Ky i fundit është denoncuar nga njëri prej nipërve të tij.

Ne kemi bërë denoncimin, kemi çuar faturat, çdo faturë të falsifikuar, 1 milion Euro, i kemi dorëzuar në polici, policia në Prokurori. Pas 15-20 ditësh mora vesh që prokurorët e kanë mbyllur këtë çështje fare”, thotë njëri nga vëllezërit Buzheri që ka kallëzuar xhaxhain.

Prokurori Julian Çafka, që është njëkohësisht edhe kreu i Prokurorisë së Gjirokastrës, ka mbyllur dosjen e evazionit fiskal në shumë 1 milion Euro.

Prokurori refuzon që të flasë me gazetarin e ‘Stop’ dhe nuk i jep përgjigje pyetjeve të tij, madje edhe e shtyn me dorë.

Por, gazetari arrin më në fund që të komunikojë me prokurorin përmes telefonit. Julian Çafka pranon se e ka mbyllur çështjen me argumentimin se është bërë një “lapsus”.

Prokurori Julian Cafka- Alo….

Gazetari-Zoti Çafka!

Prokurori Julian Cafka-O zoti gjyqtar, përshëndetje…!

Gazetari-Përshëndetje! Si jeni?

Prokurori Julian Cafka-Mirë! C’bëni? Si kaloni?

Gazetari-Mirë mirë..! Genci Angjellari ju shqetëson, gazetari i emisionit “Stop”!

Prokurori Julian Cafka-Po!

Gazetari-Është bërë një denoncim te krimi ekonomik, mos gaboj disa kohë më përpara, nga Gjeto Buzheri, gjyshi.

Prokurori Julian Cafka –Po, po, po…

Gazetari-Në lidhje me një evazion fiskal..janë rreth katër blloqe.

Prokurori Julian Cafka-Po…është bërë mosfillim …,po nuk e di, është bërë lapsus, ..nuk e di, është bërë lapsus.

Ndërkohë që për evazionin 1 milion Euro çështja u mbyll, vetëm për 3 fatura tatimore në shumën e 1 milion Lekëve të vjetra, që dyshohet se nuk janë deklaruar në shtet nga nipi i Islam Buzherit, i njëjti prokuror ka regjistruar procedim penal, madje ka dërguar forcat e policisë për të sekuestruar magazinën e “GJIBU”, pa vendim gjykate.

Më pas, po ky prokuror Julian Çafka, hakmerret ndaj nipit të Islamit për 3 faturat, duke i kërkuar gjykatës në datën 31 Dhjetor në orën 20 të mbrëmjes, të inventarizojë magazinën dhe e sekuestron për llogari të Islamit Buzherit. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi