Qeveria i ka akorduar Universitetit Bujqësor të Tiranës një fond prej 1 milionë euro për krijimin e një ferme didaktike që do t’i shërbejë studenteve për praktikat mësimore. Por kryeministri që zhvilloi një takim me ta dhe stafin akademik thotë se mund të shërbejë dhe si një burim të ardhurash për universitetin.

“Fondi 1 milionë euro për fermën i hap rrugë një procesi afatgjatë mbështetjeje për krijimin e infrastrukturës didaktike trajnuese

 dhe demonstruese dhe për zhvillimin në terrenin e praktikës reale të mësimit, të lidhur me ekonominë dhe me tregun. Ngritja e kësaj ferme do të jetë njëkohësisht dhe një burim të ardhurash për universitetin.”

Një nga projektet që Rama thotë se ka në mendje për zhvillimin e hapësirës së universitetit në një atraksion turistik.

Besoj që ky territor duhet të synojmë që të përfshihet në listën e atraksioneve turistike të Tiranës, duke u shndërruar në një zonë tërheqëse për vizitorët nga jashtë. Mund të ndërtohet dhe besoj që do ta ndërtojmë një model i agroturizmi

 që mund të ofrojë të gjitha kapacitetet akomoduese dhe të gjitha mundësitë për të mbajtur vizitorët më shumë sesa pak orë në atë territor. Kjo do të thotë një makineri fitimprurëse për universitetin.”

31 nga 373 studentët e ekselencës që u punësuan me një kontratë 1 vjeçare në administratë ishin diplomuar në universitetin bujqësor dhe Rama premton se shumë shpejt do të hapet gara për punësimin e një grupi të tjerë të diplomuarish me rezultate të larta.

Tv Klan