Përmbytjet masive në Japoni kanë bërë që më shumë se 1 milion persona të evakuohen në pjesën jugore të vendit.

Të paktën dy persona kanë humbur jetën. Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar dëmtim të shtëpive dhe rrugëve.

Transporti hekurudhor dhe ai rrugor është ndërprerë deri në përmirësim të situatës. Portat e digave janë hapur për të shmangur katastrofat nga çarja e tyre. Edhe pse këto dy ditë aktiviteti i reshjeve ka rënë, autoritetet vazhdojnë të mbajnë të evakuuar banorët si dhe kanë dhënë paralajmërimin se ekziston rreziku më i madh për rrëshqitje dheu.

Klan Plus