Një 41-vjeçar me precendentë të mëparshëm penalë për mashtrim ka përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit këtë të enjte. Ai është Klodian Ciruna, banues në Tiranë.

Sipas një njoftimi zyrtar, Ciruna u ka marrë tre personave, P. K., L. D., dhe B. H., një shumë prej 1 milionë Eurosh, duke u premtuar se do t’u siguronte leje ndërtimi dhe për këtë gjë ai premtonte se operonte me një nga studiot e Avokatisë në Milano (duke dërguar e-maile false në emër të studios dhe personave të tjerë).

Gjithashtu për të kamufluar veprimet e tij dhe për të qenë më bindës, policia thotë se Ciruna ka bërë kontrata noteriale fiktive, si dhe ka krijuar përkohësisht një kompani “Call Center” me aktivitet në fushën e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, si dhe jashtë saj, të cilën më pas e ka mbyllur.

/tvklan.al