Një milionë infeksione të reja seksualisht të transmetueshëm prekin njerëzit çdo ditë.

Lajmi bëhet i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas të cilës, kjo do të thotë se në harkun kohor të një viti paraqiten 376 milionë raste të reja me infeksione si klamidia, gonorrea, trikomonias dhe sifiliz.

OBSH vë në dukje mungesë të progresit në ndalimin e përhapjes së infeksioneve seksualisht të transmetueshme, duke shtuar se të dhënat e fundit janë një “zile alarmi” për të gjithë.

Ekspertët janë veçanërisht të shqetësuar për rritjen e infeksioneve rezistencë ndaj ilaçeve.

OBSH vlerëson rregullisht impaktin global të katër infeksioneve më të pբrhapura që transmetohen seksualisht.

Krahasuar me analizat e fundit në vitin 2012, OBSH raporton se nuk ka rënie substanciale të normave të infeksioneve.

Sipas raportit, 1 në 25 njerëz në botë ka të paktën një prej 4 infeksioneve seksualisht të transmetueshëm, me disa prej tyre të prekur nga disa infeksione njëherësh.

Sipas të dhënave të OBSH, në vitin 2016 u prekën 156 milionë persona të moshës 15-49 vjeç nga trikomonias, 127 milionë nga klamidia, 87 milionë nga gonorrea dhe 6.3 milionë nga sifilizi.

Trikomonias shkaktohet nga një parazit gjatë seksit, ndërsa klamidia, sifilizi dhe gonorrea janë infeksione bakteriale./tvklan.al