1 mln Euro drogë në shtëpi, pranga shqiptarit (Emri)

1 mln Euro drogë në shtëpi, pranga shqiptarit (Emri)

12:59 15/06/2019

Itali- Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane. Aleksandër Latifaj, 37 vjeç është prangosur pas hetimeve të operacionit antidrogë të zhvilluar nga policia e Pescaras dhe ajo torineze.

Më 11 Qershor policia italiane vuri në pranga 32-vjeçarin Elvis Pretaj dhe 19-vjeçarin Elis Velaj. Ata udhëtonin me një makinë tip Fiat 500 që e kishin marrë me qira dhe gjatë një kontrolli polica gjeti 25 kg marijuanë si dhe sekuestroi telefonat e tyre.

Nga hetimet u zbulua se dy të rintjë kishin komunikuar me Aleksandrin. Policia ushtroi një kontroll në shtëpinë e Latifajt në Gabicce Monte ku zbuloi dhe sasinë e 500 kg marijuanë, si dhe një sasi kokaine, e cila ishte fshehur në papafingon e banesës.  Nëse droga do hidhe në treg do të kapte vlerën e 1 milionë Eurove./tvklan.al

Të ngjashme