Albumi i Dua Lipës i suksesshëm që në ditët e para të publikimit

Së fundmi bukuroshja me origjinë shqiptare Dua Lipa po korr suksese të shumta dhe kjo falë albumit më të ri “Future Nostalgia”. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Dua ka treguar se në vetëm 4 muaj ky album është shitur në më shumë se 1 milion kopje në të gjithë botën.

Kështu “Future Nostalgia” bëhet albumi i parë më shumë i shitur nga një artiste femër në vetëm pak kohë . “Wow kjo është çmenduri, faleminderit!”, shkruan këngëtarja krahas postimit.

Në Mars të këtij viti, këngëtarja e nxori këtë album, i cili si fillim nga ana e bukuroshes shqiptare u pa me mjaft skepticizëm pasi në atë kohë pandemia e Covid-19 ishte përhapur në të gjithë globin.

Në Prill “Future Nostalgia” u bë albumi më i transmetuar nga një artiste femër. Më pas Dua Lipa u rendit në Top 5 e “Billboard Hot 100”  Shumë analistë të muzikës e kanë konsideruar këngëtaren shqiptare gjithashtu si kandidate për një seri çmimesh “Grammy”, duke vlerësuar në maksimum talentin dhe punën e saj.

Albumi që do të thotë “Nostalgjia e së ardhmes”, ka gjithsej 11 këngë. Tre nga këngët e këtij albumi deri më tani janë realizuar edhe me klipe: “Don’t start now”, “Physical” dhe “Break my heart”.

Klan Plus