Shkatërrohet fabrika e kanabisit

Në mediat britanike janë bërë publike fotot e sekuestrimit të një sasie të konsiderueshme kanabis, vlera e të cilës do të arrinte deri në  1 milionë Paund nëse dilte në treg.

Zbulimi u bë orët e para të së dielës në një pronë në Whitehaven. Brenda banesës, u gjetën 1300 rrënjë kanabis. Për pasojë ranë në pranga dy të rinj shqiptarë, Xh. Leka, 28 vjeç dhe Gj. Braculla, 39 vjeç.

Ndaj të parit rëndon akuza e posedimit të kanabisit me qëllim shpërndarjen, ndërsa ndaj të dytit prodhim i drogave të klasit B. Braculla nuk ka pranuar asnjë prej akuzave.

Dy shqiptarët pritet të dalin sërish para gjykatës më datë 26 Qershor./tvklan.al