Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 685 mostra, prej të cilëve rezultojnë 98 raste pozitive.

Po ashtu mësohet se brenda 24 orëve është raportuar një rast vdekjeje me SARS CoV-2 pozitiv, në spitalin e Gjakovë.

Numri total i rasteve pozitive është 16.345 raste nga 75.973 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 649 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 37 pacientë dhe numri i përgjithshëm i atyre që kanë fituar betejën me virusin ka shkuar në 14.405 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.291./tvklan.al