Një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm të dyshuar terrorist në qendër të Parisit mbrëmjen e së shtunës.

Autoritetet franceze thonë se ka qenë një person që qëlloi me thikë kalimtarët. Autori u qëllua për vdekje nga policia. Dëshmitarët thonë se e dëgjuan atë të bërtiste “Allahu Akbar”.

Grupi terrorist i ashtuquajtur “Shteti Islamik” tha gjatë orëve pasardhëse se një nga “ushtarët” e saj kishte kryer sulmin në Paris. Sipas BBC, autori ishte një djalë i ri 21 vjeç i lindur në Çeçeni. Ministri i Brendshëm francez deklaroi se viktima që u vra nga autori ishte një 29-vjeçar, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Sipas dëshmive, autori tentoi të hynte në disa lokale dhe restorante, por dyert u mbyllën nga njerëzit që ndodheshin brenda. Brenda pak minutave aty mbërriti policia. Autoritetet fillimisht u përpoqën që ta ndalnin të riun, përpara se ta qëllonin për vdekje.

/tvklan.al