Mbeten edhe 1200 raste aktive në Kosovë

Mbetet e stabilizuar situata epidemiologjike edhe në Kosovë. Në 24 orët e fundit u konfirmuan vetëm 11 raste të reja infektimesh nga 2074 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë raportoi gjithashtu se 1 qytetar nuk e fitoi dot betejën me Covid, duke e çuar në 2245 numrin total të viktimave që nga shfaqja e pandemisë Marsin e vitit të shkuar.

Autoritetet shëndetësore në Prishtinë raportuan se në 24 orët e fundit janë shëruar 146 qytetarë, ndërsa mbeten edhe afro 1200 raste aktive në gjithë vendin.

Tv Klan