1 viktimë dhe 137 raste të reja në Maqedoninë e Veriut


1 viktimë dhe 137 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

15:23 23/08/2020

Në 7 qytete numra treshifrorë të rasteve aktivë

Në Maqedoninë e Veriut autoritetet raportuan sot për 1 viktimë dhe 137 raste të reja të identifikuara me koronavirus në 24 orët e fundit.

Viktima ishte një 63-vjeçar nga Dibra. Ministria e Shëndetësisë tha se 58 persona janë shëruar ndërkohë, por numërohen rreth 3 mijë raste aktive.

Në 7 qytete të vendit shënohen numra treshifrorë të rasteve aktive. Në spitalet e vendit janë gjithsej 322 pacientë të shtruar.

Tv Klan



Të ngjashme