Ministria e Shëndetësisë ka informuar për situatën në 24 orët e fundit. Janë kryer  907 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 56 qytetarë.

“27 në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Sarandë, Gjirokastër, 2 në Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Berat, 1 në Vau e Dejës, Kukës, Durrës, Fier, Patos, Selenicë, Memaliaj, Korçë, Devoll, Kuçovë, Gramsh”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht janë 371 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin Covid-3 po marrin trajtim 6 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov2

“Ka ndërruar jetë një qytetar 76 vjeç nga Vlora”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 36 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,510 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al