Një autoveturë e policisë po qëndron pikërisht në vendin kur një vit më parë në Banjskë ndodhi sulmi i armatosur, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjakut.

Bashkëshortja e policit të vrarë bashkë me familjarët për herë të parë shkuan në vendin ku u vra njeriu i tyre i familjes. Si nderim, një rrugë në Banjskë do të mbajë emrin e Afrim Bunjakut.

E policët kujtojnë me dhimbje ditën kur ndodhi sulmi i Banjskës ku u vra kolegu i tyre e me krenari që arritën të zmbrapsin sulmuesit.

Kryeministri Albin Kurti përgjegjëse për këtë sulm e bën Serbinë, kërkon nga ta dorëzimin e sulmuesve që po strehohen në Serbi. Thotë se ishte plan për aneksimin e kësaj pjese të Kosovës.

Duke rënë Afrim Bunjaku, nuk kanë rënë edhe shumë policë të tjerë dhe ata policë që ishin në betejë bashkë me të, nuk lejuan që kufoma e Afrim Bunjakut, trupi i pajetë i heroit tonë të binte në duart e forcave armike. Serbia është përgjegjëse, ndaj Serbia duhet të japë përgjegjësi, e në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen, ndihmën, përkrahjen e faktorëve ndërkombëtarë”, u shpreh Kurti.

Një javë më parë është ngritur aktakuzë ndaj 40 personave përfshirë edhe udhëheqësin e grupit Milan Radoiçiç për sulmin e Banjskës, ndërsa të mërkurën zhvillohet seanca gjyqësore ndaj tre të arrestuarve për këtë sulm.

Manastiri i Banjskës është mbyllur për vizitorët deri më 26 shtator.

Tv Klan