Klosi: Aeroporti i Vlorës, nuk ndërtohet në zonë të mbrojtur

108 00 pemë të reja do t’i shtohen peizazhit të mbrojtur Vjosë-Nartë. Në lançimin  e kësaj iniciative ishte i pranishëm edhe Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ku veç rigjenerimit të kësaj zone të dëmtuar në vite nga rënia e pemëve foli dhe për Aeroportin e Vlorës.

Klosi u shpreh se  Aeroporti nuk do të ndërtohet në një zonë të mbrojtur. Projekti studimor do të përcaktojë një zonë, e cila të respektojë rregullat.

Sipas tij, ky investim ka qenë dhe zhvillimi i tij do të prodhojë të ardhura, mirëqenie edhe shumë të mira për vetë komunitetin e kësaj zone dhe natyrisht për gjithë Shqipërinë.

Tv Klan