Dhjetë alpinistë nga Nepali kanë shkruar historinë. Pas shumë përpjekjesh ata kanë arritur që të ngjisin majën e dytë më të lartë në botë.

Alpinistët kanë arritur që të shkojnë në majën e njohur si K2, në një lartësi 8,611 metra mbi nivelin e detit, vetëm 200 metra më pak se maja e Everestit.

Maja K2 është pjesë vargmalit Karakoram që shtrihet në kufirin Pakistan-Kinë dhe quhet ndryshe edhe si “mali i egër”, pasi në vite ka marrë jetën e shumë alpinistëve. Ata që kanë tentuar të shkojnë deri në majën e tij kanë treguar se aventura e tyre ka qenë shumë e rrezikshme pasi “mali përpiqet që të të vrasë”.

Por grupi me 10 alpinistë në nisje kishte 11 anëtarë, por njëri prej tyre humbi jetën gjatë rrugës. Edhe pse është një majë shumë e thepisur dhe rrezikshme, sërish alpinistët rrezikojnë.

Gjatë dimrit shumë grupe tentojnë të ngjiten deri në majën K2, por vetëm 10 alpinistët nga Nepali kryen udhëtimin deri në fund.

Ky mal ka marrë dhe shumë jetë njerëzish, në 2008 fatkeqësisht 11 alpinistë vdiqën nga një ortek./tvklan.al