10 automjete u përfshinë në një aksident zinxhir në Kosovë, ku u plagosën 4 persona. Aksidenti ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova” në dalje të Fushë-Kosovës.
Autoritetet thanë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohen në spital. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë mjegulla e dendur që përfshiu zonën në orët e para të mëngjesit.
Aksidenti shkaktoi bllokimin e njërit krah të autostradës për disa orë.
Tv Klan