Kërkesa nga socialistët pas bllokimit të foltores në seancën parlamentare

Është përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe 4 deputetë të tjerë, Flamur Noka, Belind Kellici, Edmond Spaho, Edi Paloka.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etike u mblodh këtë të premte në Kryesinë e Kuvendit, pas kërkesës së PS për masë disiplinore për disa deputetë të PD-së. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura.

Kërkesa e socialistëve erdhi pas seancës së ditës së djeshme, e cila nuk u zhvillua në kushte normale ndonëse kishte një sërë projektligjesh dhe vendimesh për të diskutuar. Parashikohej një seancë e gjatë, por zgjati 15 minuta.

PD kërkoi debat me kryeministrin për hetimet ndaj ish-zyrtarin e FBI-së. Ata e akuzojnë kryeministrin dhe bllokuan foltoren e Kuvendit. Berisha këmbënguli për mocion me debat, por kjo nuk u pranua nga mazhoranca.

Klan News