Duke nisur nga data 22 maj, qytetit të Tiranës i shtohet edhe një destinacion tjetër blerjesh, një prej dyqaneve më të dashura për familjet: Jumbo.
Pikërisht në “Qendrën Emerald”, klientët do të gjejnë një përvojë të re blerjesh që u vjen akoma edhe më pranë, me një gamë të gjerë produktesh të një cilësie europiane, si: artikuj veror, dekor, kancelari, kozmetikë, kuzhinë, lodra, organizim dhe shumë më tepër.
“E kemi konceptuar këtë dyqan që klientët të ndihen si në shtëpi. Me një organizim praktik, staf të përkushtuar dhe produkte për çdo nevojë të përditshme”, thotë një përfaqësues i Jumbo.
Ky është dyqani i dhjetë i Jumbo në Shqipëri dhe i treti në Tiranë, një dëshmi e besimit që kjo markë ka fituar tek familjet shqiptare ndër vite. Me rastin e hapjes, Jumbo ofron ulje dhe argëtim për të gjithë gjatë kësaj fundjave.
“Hapja e dyqanit në “Qendrën Emerald” është një tjetër hap në rrugëtimin e Jumbo për të qenë gjithnjë pranë klientëve të saj, me produkte cilësore, çmime të përballueshme dhe një përvojë unike blerjeje për çdo sezon”.
Jumbo është pjesë e Grupit BALFIN, një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Tv Klan