7.1 % e të vaksinuarve të imunizuar

Që prej 11 janarit në Shqipëri janë imunizuar 20 mijë persona, apo 7.1 % e të vaksinuarve. Përgjegjësja e programit kombëtar të vaksinimit, Erida Nelaj thotë se kjo pjesë e popullsisë së imunizuar u vaksinua me vaksinën Pfizer.

“Aktualisht dozat e dyta kanë marrë të gjithë ata që filluan me Pfizer dhe janë rreth 20 mijë vaksinime dhe kanë qenë personel shëndetësor, të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve dhe ata mbi 90 vjeç”.

Afro 10% e të moshuarve janë vaksinuar.

“Ne tashmë e kemi kapur 10 % të popullsisë vetëm tek të moshuarit. Nuk ka të riinfektuar të vaksinuar të moshuar”.

Në Shqipëri janë kryer mbi 300 mijë vaksinime tek personeli shëndetësor, të moshuarit, punonjësit e medias dhe efektivë të policisë.
Tv Klan