ISHP: Po e kalojnë me shenja të lehta

Mes të infektuarve aktivë në Shqipëri, 25 janë të vaksinuar. Gjithsesi ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se këta persona po e kalojnë me shenja të lehta klinike.

Për shkak të heqjes së kufizimeve të fluturimeve dhe ardhjes së turistëve , mes të infektuarve ka edhe shtetas të huaj. Janë 13 shtetas të huaj që kanë shfaqur shenja të Covid në Shqipëri.

Prej dy javësh, Shqipëria po regjistron rritje të numrit të infektimeve me Covid. Tirana mban numrin më të lartë të infektimeve, me 40 % të rasteve aktive. Autoritetet shëndetësore dyshojnë se në vend po qarkullon varianti delta i cili prek më shumë të rinjtë, është më ngjitës dhe përhapet shumë më shpejt.

Tv Klan