“Kam kontrata 5-vjeçare u mbledh prodhimin e 800 ha në zonën e Malësisë së Madhe”

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca tha nga Malësia e Madhe se falë mbështetjes së programeve të qeverisë, fermerët shqiptarë po kultivojnë gjithnjë e më shumë kultura të reja bujqësore.

Emiland Skora është një nga fermerët dhe grumbulluesit e këtyre kulturave në Malësi të Madhe, i cili ka të mbjellë rreth 250 hektarë me livando dhe sherebelë, por edhe grumbullon nga fermerët e zonës në rreth 800 hektarë të tjerë, sipas një kontrate 5-vjeçare.

Ai tregon se të gjithë prodhimin e përpunon në vaj esencial, për ta tregtuar në SHBA nën markën ‘Made in Albania’.

Klan News