10 fustanet klasike që nuk dalin kurrë nga moda



10 fustanet klasike që nuk dalin kurrë nga moda

13:00 17/04/2021

Kritikë të modës vlerësojnë elegancën dhe hijeshnë e tyre

Është e mahnitshme të shohësh se sa shpejt industria e modës ndryshon dhe krijon tendenca e reja. Çfarë është është e pëlqyeshme këtë sezon, pas dy vitesh konsiderohet e dalë mode. Por sipas kritikëve të modës disa stile fustanesh ikonike i kanë rezistuar kohës duke mbetuar akoma nga më të preferuarit për nga stili dhe eleganca e tyre.

Kush mund të harrojë imazhin e Julia Roberts në Pretty Woman, 1990 kur Vivian Ward, e luajtur nga Roberts, shfaqet e transformuar në stilin e Hirushes, me një fustan elegant të kuq dhe dorashka të bardha.

Angelina Jolie gjithmonë shquhet për stilin e saj klasik. Me çdo paraqitje në tapetin e kuq ajo ka tërhequr vëmendjen e gjithëve, por asgjë s’ka mahnitur më shumë se sa fustani i saj i zi në ndarjen e çmimeve Oscar më 2012.

Karakteri i Audrey Hepburn në  filmin “Sabrina” të realizuar në vitin 1954 rrëmbeu jo vetëm zemrat e meshkujve, por mbi të gjitha fitoi vëmendjen e grave që admironin fustanin e saj të bardhë.

Grace Kelly e cila më vonë do të bëhej Princesha e Monakos në filmin “To Catch a Thief” më 1955 mbahet mend për fustanin e mahnitshëm që nxirrte në pah bukurinë dhe hijeshinë e saj.

Kur Marilyn Monroe këndoi ‘Happy Birthday’ për presidentin John F. Kennedy, ajo veshi një fustan elegant të qëndisur. Kjo veshje u bë më pas modeli për çdo veshje transparente nga stilistët.

Trendet e modës ndryshojnë, por një fustan i zi vazhdon të jetë element kryesor në veshjet e çdo gruaje. Stilistja legjendare e modës Coco Channel la gjurmët e saj duke krijuar një vepër arti, atë që njihet si “little black dress”.

Klan News







Të ngjashme