Sytë nga qielli për të admiruar yjet që bien. Si çdo vit, rikthehen Perseidet, që njihen ndryshe edhe si Lotët e Shën Lorencit, një ndër fenomenet astronomike më popullore që qielli na dhuron çdo vit në Gusht. Dhe kësaj here, ekspertët sigurojnë se do të jenë kushtet ideale për t’i vrojtuar.

Sipas traditës, fenomeni lidhet me martirin Shën Lorenci, dita e së cilit është 10 Gusht. Në fakt spektakli qiellor mund të shijohet për shumë ditë, por maksimum i vizibilitetit do të jetë mes 12 dhe 13 Gushtit.

Nga pikëpamja shkencore, fenomeni verifikohet kur Toka kalon pranë kryqëzimit të orbitës së saj me kometën Swift-Tuttle, e cila lëshon këtë re yjesh teksa bën trajektoren e saj rreth diellit. Këto copa yjesh, duke penetruar më pas me shumë shpejtësi në atmosferën tonë, digjen duke lëshuar në qiell edhe bishtin karakteristik.

Kushtet optimale për t’i vrojtuar më mirë krijohen larg dritave të qyteteve, në gjysmën e dytë të natës, mundësisht në vende të errëta dhe atëherë mund të arrihet të dallohen qindra yje që bien, për qindra dëshira.

Klan Plus