Enti Regullator i Ujit është ende në proces shqyrtimi nëse do pranojë apo jo kërkesat e shoqërive të ujësjellës – kanalizimeve për rritjen e çmimit të ujit për qytetarët.
Sipas Drejtorit të Entit Rregullator të Ujit, Avni Dervishi janë 10 kompani që kanë bërë një kërkesë të tillë, ku përveç shoqërive nga Saranda, Gjirokastra, Fieri, Lushnja, Korça, Erseka, Lezha apo Elbasani ka edhe dy kompani nga Kruja dhe Himara që kanë kërkuar për herë të parë rritje të çmimit të ujit.
I pyetur lidhur me ndikimin e rritjes së çmimit të energjisë në çmimin e ujit, Dervishi tha se ky ndryshim sjell një ndikim në koston e prodhimit, por jo domosdoshmërisht në rritjen e faturës së ujit.
Këto sqarime Dervishi i bëri gjatë prezantimit të raportit të përformancës për shoqëritë e ujësjellës – kanalizimeve për vitin 2013-të.
Tv Klan