Këto janë cilësuar si 10 automjetet me dizajnin më të keq në historinë e makinave.

Isuzu VehiCross
Kompania e famshme japoneze prezantoi në 1997 Isuzu VehiCross. Një automjet me katër rrota me një motor benzinë 3500 kubik V6. Publiku asnjëherë nuk e ka pranuar këtë lloj modeli, kështu që ky prodhim japonez ishte një dështim tregtar.
Pontiac Aztec
Doli në treg në vitin 2000. Ajo u krijua gjatë një periudhe të vështirë për Pontiac dhe sigurisht nuk i ndihmoi financat e saj. Edhe pse koncepti origjinal i modelit dukej i mirë, publiku e vlerësoi si një prodhim të shëmtuar.
Nissan S-Cargo
U krijua nga Nissan në 1989 për tu përdorur si një automjet në qytet për shkak të dimensioneve të tij të vogla. S-Cargo arriti të shesë vetëm 8,000 makina në total, pasi pamja e saj u konsiderua mjaft “e çuditshme”.
Renault Avantime
Ky model në 2 vite shiti vetëm 7 000 makina. Kritikat ishin të shumta, por nuk munguan dhe problemet që kishte ky automjet.
Reliant Robin
Padyshim që Reliant Robin është një nga automjetet më të shëmtuara. I prodhuar në vitin 1973, me 3 rrota, u konsiderua si një automjet shumë i rrezikshëm.
Covini CW6
Covini CW6 ishte një projekt që filloi në mesin e viteve 1970 por doli në treg shumë vite më vonë për shkak të problemeve mekanike. Ky model ishte një 6 rrota. Blerësit nuk e pranuan kurrë pamjen të Covini CW6.
Fiat Multipla
Prodhimi i parë i Multipla qëndroi në treg nga viti 1998 deri në 2010 dhe konsiderohet si një nga makinat më të këqija të prodhuara ndonjëherë. Edhe pse ishte projektuar posaçërisht, si një makinë familjare, dhe Fiat pretendoi të kishte shumë blerës, por nuk rezultoi e suksesshme. Sigurisht, marka italiane ndryshoi rrënjësisht modelin e saj në vitin 2010, duke i dhënë asaj një imazh shumë ndryshe.
SsangYong Actyon
Kompania koreane nuk është e njohur për modelet e saja të veçanta. Sidoqoftë, Actyon ishte automjeti më i keq duke ju referuar pamjes së jashtme i SsangYong, duke shkaktuar kritika të shumta. Shitjet ishin shumë të vogla.
AMC Gremlin
Doli në treg në vitin 1970. Forma e saj u konsiderua si një “shaka” nga amerikanët për shkak të modelit të saj. Sidoqoftë, Gremlin ishte modeli i parë i tregut dhe u bë një sukses i madh tregtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Marcos Mantis
Marcos ishte një kompani e vogël britanike e përfshirë në prodhimin e makinave sportive, me pjesë mekanike nga kompani të tjera. Në 1968 kompania vendosi të projektojë Mantis Rezultati përfundimtar ishte zhgënjyes!

/tvklan.al