10 mijë azilkërkues në BE, në 4 muajt e parë të 2015 kthehen 5 mijë




10 mijë azilkërkues në BE, në 4 muajt e parë të 2015 kthehen 5 mijë

15:14 02/05/2015 azilkerkuesVetëm në 4 muajt e parë të vitit 2015, numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian, ka arritur në 10 mijë.

Kjo shifër ka shqetësuar autoritetet, pasi krahasuar me të gjithë vitin 2014, në total kishin 17185 azilkërkues.

Numri i më i madh i shqiptarëve që kanë zgjedhur të largohen janë nga Fieri, Elbasani, Berati, Kukësi dhe Shkodra. Ndërsa shtetet që kanë numrin më të madh të azilkërkuesëve janë Gjermani, Suedia, Belgjika, Franca dhe Anglia.

Nga Janari deri në Prill të vitit 2015, rreth 5 mijë shqiptarë janë deportuar nga vendet e Bashkimit Europian pasi kanë shkelur rregullat e Shengenit.

Për shkak të rritjes të numrit të azikërkuesëve, Gjermania ka vendosur të shkurtojë procedurat e verifikimit të kërkesave për këta shtetas, nga 1—6 muaj vetëm në 3 muaj.

Tv Klan




Të ngjashme