10 mijë dollarë, mbrëmja e Shën Valentinit në Empire State Building


10 mijë dollarë, mbrëmja e Shën Valentinit në Empire State Building

09:12 08/02/2024

Fatin për të kaluar natën romantike në ndërtesën ikonike të New York-ut do ta ketë vetëm një çift

10 mijë USD për një darkë romantike në Empire State Bulding në Shën Valentin. Ky është propozimi për të festuar dashurinë në një mbrëmje ekskluzive në ndërtesën më ikonike të New York, që do të mund ta shijojë vetëm një çift.

Në mbrëmjen e veçantë, përshihet një darkë luksoze në katin 102 për të admiruar panoramën e mrekullueshme, me bazë haviar e shampanjë për çiftin që do fitojë mundësinë për të kaluar një darkë të veçantë. Gjithashtu përfshihet edhe një vizitë në katin 86 ku ndodhet observatori, i cili së fundmi i është nënshtruar një ristrukturimi rrënjësor që ka kushtuar 165 mln USD.

Për mbrëmjen e festën së të dashuruarve, vetëm një çift do ketë këtë ekskluzivitet, ndërkohë që gjatë ditës çifte të tjera do të kenë mundësi të bëjnë propozime për martesë pikërisht në mjediset e observatorit, kundrejt një pagese prej 1000 USD dhe një kohëzgjatje të vogël.

Ndërsa mbrëmja do të ketë edhe një spektakël dritash, dedikuar New York-ut nga gradaçela më e famshme qytetit që nuk fle kurrë.

Klan News









Të ngjashme