Komisioni i Ekonomisë ka ndryshuar 983 milionë lekë në projekt buxhetin e vitit 2017 -të, duke i rialokuar ato sipas kërkesave të institucioneve.

Gjatë diskutimeve nen për nen, Presidenti mori 10 milionë lekë të reja, nga 20 që kërkoi. Shumën më të madhe e ka marrë Radio Televizion Shqiptar, me 200 milionë, ndërsa Shërbimit Informativ iu shtuan 40 milionë lekë. 

97 milionë lekë i janë dhënë edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, për rikonstruksionin e godinës dhe 64 milionë Kuvendit të Shqipërisë.

Diten e enjte, buxheti dhe paketa fiskale do të kalojnë për miratim në seancën plenare.

Tv Klan