Ndërtimi i Unazës së Madhe në kryeqytet nuk do të ndalet. Garancia për këtë është dhënë nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili përshëndeti vendimin e qeverisë për miratimin e fondit 10 mln euro për shpronësimin e atyre që preken nga ky projekt. Veliaj nënvizon se pas parave të kompesimit, s’ka asnjë arsye pse 1 milionë banorë duhet të pengohen nga 10 militantë të dhunshëm.

“Pas parave të kompesimit, s’ka asnjë arsye pse 1 milionë banorë duhet të pengohen nga 10 militantë! Qytetin s’mund ta mbajnë më peng një grusht njerëzish të dhunshëm! Tirana Nuk Ndalet. Qeveria miraton fondin: 10 mln euro dëmshpërblime për “Unazën”

, shkruan Veliaj në Twitter.

Me kryerjen e shpronësimeve bie edhe pengesa e fundit ligjore për nisjen e punimeve për rindërtimin e segmentit të unazës nga “Pallati me shigjeta” te sheshi “Shqiponja”. Projekti i Unazës zgjidh problematikën e trafikut në kryeqytetit.

Ky është një projekt që ka një rëndësi vitale për qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës duke siguruar me përfundimin e tij lëvizje të pandërprerë dhe pa ndalesa, një element që çdo qytetar që lëviz sot në këtë aks e ka dalluar vet vonesën dhe kohën e ngrënë, karburantin e harxhuar e tymin e krijuar në këtë aks i cili është ndër më të ngarkuarit.

/tvklan.al