Muharrem Zelija i dërgoi SMS Agim Ismailit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 muaj burg Muharrem Zelijën i arrestuar në Shkurt të këtij viti pasi kërcënoi me jetë Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Në sajë të hetimeve ka rezultuar se Zelija i kishte dërguar një mesazh telefonik, numrit një të burgjeve, ku i shkruante se nëse nuk tërhiqej do e pësonte keq ai dhe familja e tij.

Zelija do të qëndrojë në qeli 6 muaj e katër ditë për shkak se procesi ndaj tij është zhvilluar me gjykim të shkurtuar. Zelija do të vuajë dënimin për akuzën “keqpërdorimit të thirrjeve telefonike”.

Tv Klan