Revista prestigjioze Forbes ka publikuar listën e përvitshme të njerëzve më të pasur në botë.

Lista udhëhiqet për të katërtin vit radhazi nga Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoftit. Forbes vlerëson se Bill Gates ka një pasuri që arrin vlerën e 86 miliardë dollarëve, me miliardierin që ka fituar rreth 11 miliardë dollarë në vitin e fundit. Kështu, mund të themi se njeriu më i pasur në Botë ka fituar  në 12 muajt e fundit të njëjtën shumë sa është edhe Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë (11.1 miliradë dollarë në vitin 2015 sipas Bankës Botërore).

Drejtori ekzekutiv i Berkshire Hathaëay, Warren Buffett renditet i dyti me 75.6 miliardë dollarë në banka, ndërsa themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, renditet e treti me 72.8 miliardë dollarë.

Në mesin e dhjetë njerëzve më të pasur në botë janë edhe spanjolli Amancio Ortega, Mark Zuckerberg i Facebookut, meksikani i telekomit Carlos Slim Helu, themeluesi i Oracles Larry Ellison, amerikanët Charles dhe David Koch si dhe Michael Bloomberg.

Forbes thotë se Donald Trump ka humbur rreth 1 miliard dollarë, me një pasuri totale që arrin në 3.5 miliard dollarë. Me këto humbje, Trump bie nga vendi i 324 në vendin e 544 si njeriu më i pasur në botë.

Revista tha se numri i miliarderëve në botë është rritur nga 1810 në vitin 2016 në 2043 në vitin 2017.

Shteti me numrin më të madh të miliarderëve është SHBA-ja (565 miliarderë) e ndjekur nga Kina (319), Gjermania (114), India (101) dhe Rusia (96)./tvklan.al