Një studim i Institutit Europian “Pashko” ka listuar 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri për vitin 2017.  Sipas Ervis Iliazajt, janë bërë tre renditje të super të pasurve vendas, por kriteri që përcakton 10 njerëzit më të pasur shqiptar është vlerësimi sipas kapitalit aksioner dhe pjesës takuese.

Në dy renditjet e tjera të më të pasurve, atë të bazuar në fitimin për vitin 2017 dhe atë në kapitalin neto proporcional në lista shfaqen emra të tjerë personash.

Por mbetet i pandryshuar vendi i parë, që i përket Samir Manes dhe pozicioni i dytë, Shefqet Kastratit.

Sipas Iliazajt, ky komunitet sipërmarrësish ballafaqohet çdo ditë me të gjitha reformat ekonomike dhe financiare që qeveria ndërmerr apo ka ndërmend të marrë. /abcnews.al