Pasuria e 10 personave më të pasur u rrit me 540 miliardë Dollarë gjatë pandemisë së koronavirusit. Kjo shumë parash do të ishte e nevojshme për të ndaluar njerëzit në të gjithë botën të binin në varfëri për shkak të koronavirusit. Ndër të tjera organizata NGO ka dalë në konkluzionin se kjo shifër mund të shërbente për të paguar vaksinën për të gjithë njerëzit.

Raporti zbuloi se pasuria e shtuar e miliarderëve gjatë pandemisë në të gjithë botën ishte e barabartë me shpenzimet e të gjitha qeverive të G20-ës për rimëkëmbjen nga kriza e shkaktuar nga virusi. Organizata bamirëse po u bën thirrje qeverive që të marrin parasysh vendosjen e taksave super të pasurve.

“Megjithëse pasuritë e të pasurve janë rritur gjatë pandemisë, ata kanë dhënë disa kontribute të dukshme në përgjigjen emergjente ndaj krizës”, shkruan BBC.

Në të gjithë botën pasuria e miliarderëve u shtua me 3.9 trilionë Dollarë dhe tashmë ka shkuar në 11.95 trilionë Dollarë. Mes 10 personave më të pasur, pasuria e të cilëve u rrit gjatë pandemisë është themeluesi i Amazon, Jeff Bezos; themeluesi i Teslas, Elon Musk dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg.

Sipas raportit, Bezos ka fituar aq shumë deri në Shtator 2020 saqë po t’u jepte të gjithë punonjësve të Amazon nga 105 mijë Dollar bonus do të ishte po aq i pasur sa përpara pandemisë./tvklan.al