Manastirliu: Situata delikate, rrisim kapacitetet e testimit

Rritja e rasteve të reja me Covid ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të shtojë numrin e qendrave shëndetësore që bëjnë testin e shpejtë, por edhe PCR.

“Vendosëm që të shtojmë edhe katër pika të tjera. Në qendrën shëndetësore nr.8, në qendrën shëndetësore Kamëz, në qendrën shëndetësore nr.1 dhe në qendrën shëndetësore nr. 3. Pra janë hapur 10 pika testimi në komunitet në Tiranë, ndërkohë që në gjithë Shqipërinë janë 55 pika të testimit të shpejtë”.

Manastirliu e ka cilësuar delikate situatën e pandemisë në këtë momente ndaj dhe kërkon zbatim të masave mbrojtëse.

“Ne jemi në një moment delikat. Pavarësisht se situata deri më tani është e kontrolluar, kjo nuk do të thotë që të ulim vigjilencën dhe të mos kemi atë kujdesin që kemi pasur deri tani”.

Deri më tani janë kryer mbi 75,000 teste të shpejta në komunitet.

Tv Klan