1.  “Mona Lisa”, Leonardo Da Vinci

Nuk është habi që piktura e parë më e famshme në botë është ajo  gruas me buzëqeshjen enigmatike, e cila mendohet të jetë gruaja e tregtarit fiorentinas Francesco del Giocondo, por nuk ka siguri për këtë. Përpara shekullit XX, sipas historianëve, “Mona Lisa” njihej shumë pak në rrethet artistike, derisa një ish-punonjës i Luvrit e vodhi dhe e fshehu për dy vite, gjë që solli më vonë popullaritetin e saj në kulturën moderne.

2. “Darka e fundit”, Leonardo Da Vinci

Piktura është një afresk i madh që portretizon Jezusin duke ngrënë darkë me dishepujt e tij përpara kryqëzimit. I ka mbijetuar dy kërcënimeve nga luftërat, njëri nga trupat e Napoleonit që përdornin murin ku ndodhej afresku për të bërë praktikën e qitjes. Gjithashtu, ishte e ekspozuar në ajër për vite të tëra kur bombardimet gjatë Luftës së Dytë Botërore shkatërruan çatinë e bazilikës së Santa Maria delle Grazie në Milano, aty ku ndodhet edhe sot.

3. “Nata me yje”, Vincent van Gogh

Piktura abstrakte me nunaca të forta të blusë dhe së verdhës ka intriguar shpesh herë artdashësit. Van Gogh jetonte në një spital mendor të Francës, ku kurohej për sëmundje të shëndetit mendor kur pikturoi “Natën me yje”. Ai u frymëzua nga pamja jashtë dritares së tij.

4. “Klithma”, Edvard Munch

“Klithma” nuk është një pikturë e vetme. Sipas një postimi nga Muzeu Britanik, ka dy piktura, dy vizatime me bojëra pastel dhe një numër të pa specifikuar kopjesh. Silueta androgjene në të në fakt nuk po bërtet, por po përpiqet të mos dëgjojë një ulërimë therëse që dëgjon, të njëjtën eksperiencë që përjetoi Munch kur po shëtiste gjatë orëve të perëndimit të diellit dhe ngjyra e kuqe e qiellit e shqetësoi.

5. “Guernica”, Pablo Picasso

Stili dallues i piktorit spanjoll portretizon tmerret e luftës gjatë Luftës Civile Spanjolle, kur bombardimet ajrore gjermane binin mbi qytetin e Guernikës.

6. “Puthja”, Gustav Klimt

Ndikimi artistik bizantin dallohet qartë në stilin e piktorit, ku çifti është i veshur me rroba të dekoruara së tepërmi që mishërojnë idenë se dashuria është në thelb të ekzistencës njerëzore. Kjo është e vetmja pikturë e Klimt që nuk është nxjerrë në shitje, ndërsa të tjerat lëvrijnë në shuma marramendëse.

7. “Vajza me një vath perle”, Johannes Vermeer

E krahasuar shpesh me “Mona Lisën” e Da Vincit, nuk është një portret, por piktura e një imazhi imagjinar me tipare të ekzagjeruara. Vaji në kanavacë është një kryevepër brilante e thjeshtësisë që fokuson vetëm një vajzë me një turban blu e të zi në kokë dhe me një vath të madh perle në një sfond të errët. Gjatë rinovimit të Muzeut Mauritshuis në Hagë, piktura bëri një xhiro rreth botës nga SHBA në Itali dhe Japoni duke tërhequr vëmendjen e turmave.

8. “Lindja e Venusit”, Sandro Boticelli

Muza e Boticellit që portretizon lindjen e perëndeshës së dashurisë nga një guaskë deti, është një nga pikturat më të fuqishme në historinë e artit. Ajo ka dy tipare karakteristike që dallojnë nga çdo punë tjetër të piktorit të Rilindjes së Hershme italiane. E para, është e pikturuar në kanavacë, ndërsa asokohe përdorej druri. E dyta, nudizmi ishte i rrallë dhe ishte shumë e guximshme që Venusi të shfaqej tërësisht e ekspozuar duke mbuluar lehtas pjesët e saj femërore.

9. “Las Meninas”, Diego Velasquez

Një nga pikturat më të mëdha të piktorit spanjoll që klasifikohet edhe si portret. Duket si portret i aristokracisë spanjolle, por edhe i vetë artistit që ka pikturuar veten duke punuar. Piktura është bërë me porosi të Filipit IV të Spanjës, i cili vdiq në vitin 1665 dhe vepra qëndroi në pallatin mbretëror deri në vitin 1819.

10. “Krijimi i Adamit”, Michelangelo

Kapela e Sistinës është e dekoruar e tëra me imazhin e Zotit dhe Adamit, duart e të cilëve thuajse prekin njëra-tjetrën. Trupi muskulor i Adamit hedh dritë mbi një nga veprat e tjera të artistit, skulpturën e famshme të Davidit. Tavani ku ndodhet vepra gjigande ishte zbehur tërësisht për shkak të tymit të qirinjve, por pas një pastrimi të kujdesshëm dhe të thellë në vitin 1989, njerëzit u mahnitën kur panë ngjyrat e gjalla që Michelangelo kishte përdorur në të./tvklan.al