Më shumë se gjysma e qyteteve me më shumë diell në Evropë janë të Spanjës. Kështu thotë raporti i publikuar së fundmi nga World Weather Online ku sipas grafikut shihet se zonat që ekspozohen më së shumti ndaj rrezeve të diellit janë në shtetin spanjoll.

Raporti i “World Weather Online”

Qyteti i Alicante zë vendin e parë pasi merr më shumë se 349 orë diell në muaj.

Alicante, Spanjë

Më pas është Catania në Siçili me 347 orë diell në muaj ndërsa Murcia e Spanjës zë vendin e tretë me 346 orë.

Catania, Siçili
Murcia, Spanjë

Dielli është mëse i pranishëm në qytetin francez të Nice me 342 orë në muaj.

Nice, Francë

Në Detin Mesdhe pasojnë qytetet italiane Messina me 345 orë diell në muaj dhe Palermo me 340 orë.

Messina, Itali
Palermo, Itali

Vendndodhje të tjera të njohura turistike për t’u futur në 10 qytetet më me diell janë, Malaga, Valencia, Las Palmas dhe Granada./tvklan.al

Malaga, Spanjë
Valencia, Spanjë
Las Palmas, Spanjë
Granada, Spanjë