Në 24 orët e fundit janë shënuar 10 raste të reja të infektimit me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit. Gjatë 24-orëshit të fundit janë kryer 222 testime, ndërsa 15 qytetarë janë shëruar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 222 testime, nga të cilët 10 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19:

5 në Tiranë, 4 në Vlorë, 1 në Patos.

Janë 149 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,976 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al